Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ATK me aksion kundër faturave fiktive – të tilla janë lëshuar mbi 4 milionë euro

NULL NULL
11.04.2018 12:02

Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka zhvilluar një aksion kontrolli/bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme, njofton Klan Kosova.

Aksioni është zhvilluar me autorizim të prokurorit.

“Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme