Arrestim dhe konfiskim arme në Mitrovicë NULL NULL 01.12.2015 09:08 01.12.2015 09:08 Pas informatave të marra nga qytetarët policia ka përcjellë, ndaluar dhe më pas arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë. Një 64 vjeçar me inicialet V.H. është arrestuar nga Policia e Kosovës në aksin rrugor Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Broboniq. Pas një informacioni të dhënë nga qytetarët ata kanë përcjellë një makinë, pas ndalimit të së cilës, brenda saj, është gjetur një pistoletë me dy karikatorë dhe tetë fishekë, njofton Klan Kosova. Me këtë rast njësitet e policisë kanë identifikuar vendin ku është shtënë me armën e gjetur, janë marrë provat materiale dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull. Ndaj tij rëndojnë akuzat e kodifikuara si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës”.