Ahmeti: Fitorja e Trump është fatkeqësi e madhe, ai është President i keq NULL NULL 10.11.2016 22:54 10.11.2016 22:54 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se zgjedhja e Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një “fatkeqësi e madhe”. “Për mua është e paimagjinueshme që një person si Donald Trump të fitojë. Është shok për të gjithë ne. Ne mund të themi ‘jo tash mos fol se është bërë President’, por kjo është kështu si është”, ka thënë Ahmeti. “E majta ka problem që ka lejuar këtë. Gabimi është që Hillary Clinton ka qenë kandidate, pasi që po shihet se ka një votë kundër establishment. Kandidat më i mirë ka qenë Bernie Sanders”. “Kundër Hillary-it ishte edhe shovinizmi mashkullor. Kur kam jetuar unë në Amerikë, Donald Trump është marrë si hajgare”. “Ky është regres i jashtëzakonshëm, nga Obama të biesh në Trump është një shok që bota nuk po mund ta përballojë”. “Trump është president i keq për Amerikën. Është ngjarje e keqe që do të ketë pasoja për krejt botën. Nganjëherë edhe demokracia i ka të këqijat e veta”, ka përfunduar Ahmeti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024