19 vjet nga masakra në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc – kujton Haradinaj NULL NULL 25.03.2018 10:20 25.03.2018 10:20 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën kryer para 19 vjetësh nga forcat serbe në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc, njofton Klan Kosova. “I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë”. klankosova.tv