Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes NULL NULL 23.10.2025 08:58 23.10.2025 08:58 Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli, transmeton Klankosova.tv Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë. “Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh.