Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarët libanezë: Udhëheqësi i Hezbollahut ra dakord për armëpushim përpara vrasjes

NULL NULL
03.10.2024 16:52
Një mbështetës i Hezbollahut mban një poster të Hassan Nasrallah. Foto: AP.
Një mbështetës i Hezbollahut mban një poster të Hassan Nasrallah. Foto: AP.

Zyrtarë të lartë libanezë thonë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra pak pasi ra dakord për një armëpushim të përkohshëm me Izraelin.

Armëpushimi 21-ditor ishte propozuar nga ShBA-ja Franca dhe aleatë të tjerë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ata na thanë se Netanyahu ra dakord për këtë dhe kështu ne morëm marrëveshjen e Hezbollahut dhe e dini se çfarë ndodhi që atëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib për CNN.

“Hezbollahu u pajtua me këtë deklaratë të përbashkët që u lëshua duke bërë thirrje për një armëpushim 21-ditor”, ka thënë ambasadori Rami Mortada për BBC.

lajme të ngjashme