“Qysh po vijnë ato çika nga Brazili këtu?”, dyshime për rrjet eskortash online në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 24.07.2026 09:10 24.07.2026 09:10 “Biznes me shumë pare”/ Punëtoret e sek*sit pushtojnë Kosovën (VIDEO) Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është trajtuar fenomeni i platformave online të eskortave dhe dyshimet për funksionimin e një rrjeti të organizuar në Kosovë. Gazetari i Kiks Kosova, Herolind Ademi, tha se mënyra e funksionimit përmes platformave online e bën këtë aktivitet të duket më i vështirë për t’u zbuluar, por sipas tij, gjurmimi nuk është i pamundur. Ai ka thënë se numrat e kontaktit, lokacionet dhe komunikimet direkte për takime janë elemente që mund të shërbejnë si pika hetimi për autoritetet. Nuk është aspak e vështirë për t’u kapur, pasi numrat ekzistojnë dhe mënyra e funksionimit është e hapur. Një aksion i mirëfilltë mund të identifikojë shumë prej rasteve që ekzistojnë”, ka deklaruar Ademi. Ndërkohë, gazetari Vullnet Krasniqi ka ngritur pikëpyetje rreth mënyrës se si disa shtetase nga vende të Amerikës Latine, si Kolumbia, Venezuela dhe Brazili, po vijnë dhe po qëndrojnë në Kosovë. Sipas tij, duhet të ketë verifikime më të mëdha lidhur me dokumentacionin, kontratat e punës dhe mënyrën e regjistrimit të tyre në vend. Qysh po vijnë ato çika me jetu në Kosovë, se me ardh deri në Kosovë ti duhesh me u pajisë me disa dokumenta, më së pari duhet me I bo të gjitha të ligjshme e përmendëm dhe andaj thonë që është pak zorr me nxënë, por nuk është zorr, për shkak se një inspektim shumë i thjeshtë, kur një person vjen në Kosovë për të punuar, duhet të ketë dokumente, kontratë pune dhe një biznes të regjistruar që e justifikon punësimin”, ka thënë Krasniqi. Ai ka ngritur dyshime se mund të ekzistojë një skemë që lidhet me mënyrën e ardhjes në Kosovë, punësimit, banimit dhe organizimit të këtyre aktiviteteve. Sipas gazetarëve, aktivitetet e tilla paraqesin një çështje që kërkon vëmendje nga institucionet për të verifikuar nëse ka shkelje ligjore apo forma të organizimit kriminal.