Zyrtarët izraelitë do të diskutojnë propozimin e Hamasit për armëpushim NULL NULL 07.05.2024 19:07 07.05.2024 19:07 Foto nga arkiva. Një ekip zyrtarësh izraelitë ka mbërritur në Kajro për të vlerësuar propozimin e fundit të armëpushimit të paraqitur nga Hamasi. Një zyrtar i lartë izraelit tha se ekipi do të shqyrtojë nëse Hamasi mund të bindet të ndryshojë propozimin e tij. Më herët, zyrtari përsëriti se propozimi aktual ishte e papranueshme për Izraelin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Në tekstin e propozimit të armëpushimit, Hamasi angazhohet për lirimin e 33 pengjeve në fazën e parë të marrëveshjes. Mbërritja e ekipit në kryeqytetin egjiptian erdhi disa orë pasi tanket izraelite morën kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.