Zyrtarët e Hamasit largohen nga Kajro pas bisedimeve për një propozim të ri armëpushimi NULL NULL 30.04.2024 12:50 30.04.2024 12:50 Foto ilustruese. Sulmet ndaj Hamasit Zyrtarët e Hamasit janë larguar nga Kajro pas bisedimeve me zyrtarët egjiptianë për një propozim të ri në lidhje me armëpushimin. Delegacioni, i kryesuar nga zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al Hayya, zhvilloi bisedime me zyrtarët egjiptianë që u fokusuan në një propozim të hartuar nga Egjipti për armëpushim në Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pritet të vizitojë Izraelin dhe ishte ai që tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza, por se mënyra më e mirë për të lehtësuar krizën humanitare është që të dyja palët të bien dakord për një armëpushim.