Zyrtarët e Eurovisionit: Nëse dikush u ofendua, kërkojmë falje NULL NULL 29.04.2016 16:01 29.04.2016 16:01 Menaxheri për komunikim media në Festivialin e Muzikës Eurovizion, Paul Jordan, në një përgjigjje me shkrim për Klan Kosovën ka kërkuar falje nëse dikush është ndier i ofenduar me paraqitjen e flamurit të Kosovës në listën e flamujve të ndaluar në këtë festival, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe flamuri i organizatës terroriste, ISIS. “Ne do të donim që të ia rikujtojmë që rregullat për flamujt që do marrin pjesë në Eurovizion nuk janë kundër një organizate apo territori në mënyrë specifike. Nëse paraqitja e flamujve në dokument e ka ofenduar dikë, atëherë ne sigurisht që kërkojmë falje”, tha Jordan. Ai gjithashtu theksoi se lista e paraqitur nuk është përfundimtare dhe se sot më vonë do të paraqitet një listë në faqen zyrtare në internet eurovision.tv, njofton Klan Kosova. Pas publikimit të listës ku Kosova ishte në të njëjtën listë me shtete të tjera që u është ndaluar pjesëmarrja në Eurovizion ku figuronte edhe flamuri i ISIS, reagoi ashpër edhe Radio Televizioni i Kosovës. Por për këtë gjë reagoi sot gjatë seanës parlamentare edhe deputetja nga radhët e LDK-së, Alma Lama, duke e konsideruar këtë si fyerje.