Profesori i së drejtës: Deklarata e ministres serbe cenon dinjitetin e popullit shqiptar (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 23:35 16.07.2026 23:35 Profesori i së drejtës, Kolë Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës. Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Krasniqi tha se një deklaratë e tillë mund të trajtohet si vepër penale, pasi sipas tij përbën nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar. “Për trajtimin e kësaj deklarate si vepër penale, sipas legjislacionit tonë, por edhe sipas legjislacionit të Serbisë, bëhet fjalë për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit nacional. Të dy shtetet e kanë të paraparë këtë vepër penale. Një deklaratë e tillë jo vetëm që cenon dinjitetin e popullit shqiptar, por ndikon drejtpërdrejt edhe në marrëdhëniet ndëretnike, prish harmoninë që po përpiqemi ta ndërtojmë dhe pengon integrimin e komunitetit serb në një shtet të përbashkët, ashtu siç e parasheh Kushtetuta”, tha Krasniqi. Ndiqni deklaratën e plotë: