Zyrtare: Werner kthehet te Leipzig NULL NULL 09.08.2022 18:54 09.08.2022 18:54 RB Leipzig ka konfirmuar transferimin e përhershëm të Timo Wernerit nga Chelsea. Werner ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin gjerman, transmeton Klankosova.tv. Gjermani lëvizi në drejtim të kundërt dy vjet më parë për 47.5 milionë funte, por nuk arriti të tregojë veten në “Stamford Brigde”, duke shënuar 23 gola në 89 paraqitje për Chelsean. Werner ndjek ish-shokun e skuadrës Romelu Lukaku, duke lënë Chelsean me Armando Broja, Michy Batshuayi dhe Kai Havertz si opsione për të drejtuar sulmin e Tuchel. Kujtojmë, Werner kthehet te Leipzig, në klubin ku është golashënuesi më i mirë në histori, me 95 gola të shënuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.