Zyrtare: Serbia – Shqipëria luhet në Leskovc NULL NULL 15.09.2025 19:43 15.09.2025 19:43 Foto nga Arkiva; Tashmë është zyrtare. Më 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, por në një vend tjetër. Shtëpia e futbollit evropian (UEFA), ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”. Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.