Zyrtare: Rahoveci nënshkruan me qendrën amerikane, Jervon Presley NULL NULL 25.01.2022 21:12 25.01.2022 21:12 Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me qendrën amerikane, Jervon Presley. Jervon Pressley është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitën 4/5, ku së fundmi është paraqitur te skuadra elitare argjentinase “Union de Sante Fe”, njofton Klankosova.tv. “Qendra amerikane vjen te skuadra jonë pas eksperiencave në kampionate elitare në shumë vende të botës, duke luajtur në kampionate elitare të Sllovakisë, Finlandës, Ukrainës, Bosnjës, Izraelit, Argjentinës si dhe pati paraqitje në ligën gjermane Pro A”, thuhet në njoftimin e tyre. “Pressley te skuadra jonë vjen për të shtuar cilësi në trapez, ku me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme, presim të kontribuojë për të ringritur skuadrën tonë drejt sukseseve”.