Zyrtare: Ponte e humb në tavolinë ndeshjen me Pejën NULL NULL 05.05.2021 11:35 05.05.2021 11:35 Klubi i Basketbollit Ponte nga Prizreni, e ka humbur zyrtarisht ndeshjen kundër Pejës, pas incidentit që ka ndodhur dje. Kështu Peja do të luajë në finale me Golden Eagle Yllin. Federata e Basektbollit të Kosovës, në një vendim të publikuar pak më parë ka vendosur që Ponte ta humbë ndeshjen me rezultat 20:0. “Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it”. FBK bazuar në raportin e ndeshjes, raportit shtesë nga vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarëve të tjerë, video incizimeve nga ndeshja e pestë gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni – Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë ka marrë edhe vendime të tjera: Rrahje mes lojtarëve, ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja (VIDEO) Vendimi i plotë i FBK-së: Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni – Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja. KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22. Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro. Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro. Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro. Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro. Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja. Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja. Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni. Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.