Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Modriq vazhdon me Milanin edhe për një vit

NULL NULL
21.07.2026 19:45

Futbollisti, Luka Modriq do të vazhdojë të jetë pjesë e AC Milan, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një sezon.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, vendimi për të vazhduar bashkëpunimin erdhi pas bisedimeve me trajnerin Ruben Amorim, i cili e konsideron mesfushorin 40-vjeçar një element me rëndësi për projektin e skuadrës.

Sipas tij, qëndrimi i Modriq në “San Siro” kishte qenë në plan prej muajit qershor, ndërsa tani marrëveshja është finalizuar.

lajme të ngjashme