Zyrtare: Meriton Ismaili rinovon kontratën me Prishtinën NULL NULL 27.07.2021 17:50 27.07.2021 17:50 Klubi i Basketbollit, Prishtina ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën e Meriton Ismailit. Këtë e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv. “Ylli i klubit Meriton Ismaili vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës. “Snajperisti” i përfaqësueses së Kosovës, njëherësh edhe ylli i skuadrës Meriton Ismaili edhe këtë vit do të jetë me ne, Meritonit i dëshirojmë suksese në këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.