Zyrtare: Gyokeres i mungon sot Arsenalit NULL NULL 04.11.2025 16:30 04.11.2025 16:30 Viktor Gyokeres nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta në ndeshjen e sotme kundër Slavia Pragës. Liderët e Premier Ligës luajnë sot kundër klubit çek në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi pësoi një lëndim në fundjavë gjatë takimit me Burnleyn në ligën angleze. Arteta pak a shumë e kishte paralajmëruar se suedezi mund të mos luajë në mesjavë.