Zyrtare: Grealish huazohet te Evertoni NULL NULL 12.08.2025 17:50 12.08.2025 17:50 Jack Grealish është huazuar te Evertoni nga Manchester City, me një klauzolë blerjeje prej 50 milionë paund. Mesfushori anglez u shpreh i lumtur për lëvizjen dhe zbuloi se kishte folur me Wayne Rooney para transferimit. “Ia përmenda numrin 18, andaj edhe ai duket i lumtur për këtë gjë”, ka thënë anglezi pas “aterimit” në “Goodison Park”. Ky është përforcim i madh për klubin nga Merseyside që viteve të fundit është ballafaquar me kriza të shpeshta.