Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede

NULL NULL
19.04.2026 12:20

Nevil Dede nuk të jetë më trajner i ekipit të Ferizajt, pas një periudhe prej më shumë se gjashtë muajsh në këtë rol.

Trajneri shqiptar është shkarkuar nga detyra pas një barazimi të fundit të skuadrës, që përfundoi 1-1 kundër Prishtinës së Re, transmeton Klankosova.tv.

Ky rezultat ka pasur pasoja për Deden, i cili nuk ka arritur të sjellë përmbushjen e pritshmërive për klubin.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë vetë klubi me anë të një njoftimit në faqen e tyre në facebook, ku  është shkruar se ky vendim erdhi për interes te klubit.

 

Njoftimi i plotë:

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë.”

lajme të ngjashme