Zyrtare: Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës NULL NULL 05.01.2026 20:49 05.01.2026 20:49 Zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez, është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme. Ajo u betua nga vëllai i saj Jorge Rodriguez, i cili, më herët sot, u betua vetë si president i Asamblesë Kombëtare, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv Rodriguez i ka ftuar SHBA-të të bashkëpunojnë me Venezuelën, por tha se vendi ruan të drejtën e tij për “paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme”. Më parë, djali i udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, foli para asamblesë kombëtare të vendit. Nicolas Maduro Guerra e quajti të atin “Presidenti Maduro” dhe bëri thirrje për lirimin e tij. /Klankosova.tv