Zyrtare: Armando Broja huazohet te Fulhami NULL NULL 02.02.2024 11:18 02.02.2024 11:18 Armando Broja zyrtarizohet te Fulhami. Foto: Fulham FC / X Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2023/24 në huazim te Fulhami. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Chelseat, ku përmendet se 22-vjeçari ka pasur 19 paraqitje për “Blutë” këtë sezon dhe ka shënuar në fitoren e ekipit kundër Fulhamit në kuadër të Premier Ligës tetorin e vitit të kaluar, raporton Klankosova.tv. Broja, që iu bashkua Chelseat si U-9, ka shënuar edhe në raundin e tretë të FA Cup kundër Preston North End në janar. “Përfaqësuesi i Shqipërisë tani do të vazhdojë zhvillimin e tij në Premier League me fqinjët tanë të Londrës perëndimore”. “Paq fat, Armando”, përfundoi njoftimi i Chelseat. Edhe klubi i tij i ri e ka zyrtarizuar këtë kalim. Fulhami ka treguar se Broja do të bartë numrin 9 në vazhdim të këtij sezoni. /Klankosova.tv