Zyrtare: Alexander-Arnold jashtë Evropianit NULL NULL 04.06.2021 10:11 04.06.2021 10:11 Mbrojtësi i Përfaqësueses së Anglisë, Trent Alexander-Arnold, do t’i mungojë kombëtares së tij në Kupën e Evropës 2020. Alexander-Arnold ka mbetur jashtë këtij kompeticioni si pasojë e një lëndimi të pësuar në kofshë gjatë ndeshjes miqësore kundër Austrisë të mërkurën. Një skanim që i është bërë më pas, ka zbuluar që ai ka pësuar një shqyerje në kuadricep, dhe do të mungojë për katër deri në gjashtë javë. “Trent Alexander-Arnold do të jetë jashtë UEFA Euro 2020”, thuhet një njoftimin e kampit anglez që tha se trajneri Gareth Southgate do ta konfirmojë zëvendësimin e tij të dielën.