Milani nis kontaktet për John Stones, pengesë mbetet paga e mbrojtësit anglez NULL NULL 20.06.2026 08:32 20.06.2026 08:32 Milani ka vendosur John Stones në listën e përforcimeve për mbrojtjen dhe ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit të Manchester Cityt. Trajneri i ri i kuqezinjve, Amorim, e vlerëson shumë përvojën dhe cilësitë e mbrojtësit anglez, i cili mund të largohet nga “Etihad” gjatë kësaj vere. Pengesa më e madhe mbetet paga e 32-vjeçarit. Te Manchester City, Stones përfiton rreth 16 milionë funte në sezon, një shifër që është shumë e lartë për standardet e Milanit dhe vështirë se mund të përballohet nga klubi italian. Megjithatë, bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe palët pritet të diskutojnë mundësinë e gjetjes së një formule që do ta afronte marrëveshjen. Nëse Stones pranon të ulë ndjeshëm kërkesat financiare, transferimi në “San Siro” mund të bëhet një mundësi reale gjatë merkatos së verës.