KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave NULL NULL 20.06.2026 07:32 20.06.2026 07:32 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim, duke mbyllur kështu të gjitha aktivitetet e numërimit për zgjedhjet e 7 qershorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sdeklaroi se institucioni është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por paraprakisht duhet të përfundojnë afatet ligjore për paraqitjen e ankesave dhe të merret konfirmimi nga PZAP nëse ka raste në shqyrtim. Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave dhe konfirmimit nga PZAP-ja, KQZ-ja pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. /Klankosova.tv