Ronaldinho rikthen emocionet, 46-vjeçari nis një aventurë të re me Ravennën NULL NULL 20.06.2026 08:39 20.06.2026 08:39 Një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, Ronaldinho, do të rikthehet në fushën e blertë në moshën 46-vjeçare. Ish-ylli brazilian ka arritur marrëveshje me klubin italian Ravenna, duke u bërë pjesë e projektit të skuadrës. Prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet më 23 qershor në Miami, ku do të zbulohen edhe detajet e bashkëpunimit mes palëve. Ronaldinho ka shprehur entuziazmin për këtë sfidë të re, duke theksuar se mezi pret të veshë fanellën e re dhe të rikthehet në kontakt me topin. Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së nuk do të ketë vetëm një rol simbolik. Ai do të jetë pjesë e strukturës së klubit edhe si ambasador dhe investitor, ndërsa pritet të aktivizohet edhe në disa ndeshje, duke i dhënë jehonë të madhe projektit të Ravennës.