Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zym, Thaçi merr pjesë në “Takimet e Gjeçovit”

NULL NULL
14.10.2017 14:43
????????????????????????????????????

Presidenti Hashim Thaçi, mori pjesë sot në edicionin e 46-të, të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që po mbahet në Zym të Hasit.

Me këtë rast i pari i vendit tha “jam i nderuar që sot gjendem mes jush për të marrë pjesë në manifestimin kulturor tradicional “Takimet e Gjeçovit” këtu në Zymin legjendar, në këtë vendbanim emblematik të Hasit”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

“Jam në Hasin e besës, bujarisë dhe sakrificës në të gjitha periudhat e historisë së Kosovës”.

Ai më tej tha se Zymi ka një histori të veçantë, ngase ky emër lidhet me punën e palodhshme të patriotit të shquar të fazës së vonë të  Rilindjes Kombëtare, me emrin e Shtjefën Gjeçovit.

“Një intelektual me mendje të rrallë, At Shjefën Gjeçovi ishte figurë poliedrike: arkeolog, etnograf, mbledhës i folklorit, autor i disa librave e mbi të gjitha mbledhës dhe sistemues i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, i kësaj kryevepre, që njihet si kod juridik dhe zakonor i shqiptarëve për  një kohë të gjatë”.

“Ai ishte në kontakt të vazhdueshëm me ideatorin e pavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtinën, me Dedë Gjo Lulin, Bajram Currin, Azem Bejtën dhe patriotë tjerë të kohës. Prandaj idetë e tij përparimtare për unitetin kombëtar pavarësisht bindjeve fetare, përhapja e librit shqip, lidhjet me intelektualët dhe patriotët e kohës, bënë që ai një ditë vritet në pritë nga qarqet antishqiptare, në vitin 1929”, theksoi i pari i vendit.

Presidenti Thaçi tha se Zymi i Hasit njihet si vend me natyrë të egër, por edhe si vend nga ku dolën figura të mëdha kombëtare si Pjetër Bogdani, Katarina Josipi, Anton Pashku dhe shumë intelektualë që me veprën e tyre ndikuan në emancipimin e këtyre viseve.

“Hasi i figurave madhore historike, kulturore e kombëtare hapi një kapitull të ndritur në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hasjanët nuk hezituan asnjë çast t’i bashkohen luftës çlirimtare”.

“Hasi ishte fushëbeteja e luftërave të mëdha. Hasi ishte kjo arenë e fushëbetejave që nxiti edhe komunitetin ndërkombëtarë të mendoj seriozisht për Kosovën”, shtoi i pari i vendit, duke theksuar se “Sot, përballë bjeshkëve të Pashtrikut legjendar, kujtojmë me respekt  dhe përkulemi para të gjithë dëshmorëve të Hasit të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

Thaçi i falënderoi të gjithë banorët e Hasit për kujdesin dhe përkrahjen e treguar për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dëshiroj që edhe në rrafshin personal, edhe në atë institucional, t’ju falënderoj secilin prej jush, çdo familje këtu, që jeni kujdesur për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i hapët shtëpitë, u treguat bujarë, u treguat trima”.

Ai ndër tjera tha se “jam vet dëshmitar i përpjekjeve tuaja në fshatin tuaj, në kohë me shi, me borë… ditën, natën… por vullneti, shpresa, optimizmi, guximi juaj në fund fituan mbi represionin e ushtrisë dhe policisë serbe. Prandaj Hasi dhe Zymi janë emblema të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme