Pamje apokaliptike nga Spanja, pasojat e zjarrit që la 12 të vdekur e shkrumboi zona të tëra NULL NULL 12.07.2026 23:05 12.07.2026 23:05 Një zjarr i madh ka përfshirë ditë më parë një zonë në Almeria të Spanjës, duke bërë që 12 persona të humbin jetën e duke djegur hapësira të shumta. Si pasojë e flakëve të fuqishme që nisën më 9 korrik, ishin evakuuar rreth 1500 persona, të cilët janë rikthyer në vendbanimet e tyre, pasi që zjarrfikësit e kanë marrë nën kontroll zonën. Pasi që u shkatërrua një provincë në Almeria, zjarri është arritur të shuhet plotësisht tek të dielën e 12 korrikut, raporton Euronews. Automjetet e djegura dhe shpatet e nxirë të kodrave dëshmuan shkallën e shkatërrimit rreth Almocaizar, ku një nga zjarret më vdekjeprurëse që përfshiu Spanjën në vitet e fundit. Presidenti rajonal, Juan Manuel Moreno tha se flakët ishin stabilizuar, duke hapur rrugën për kthimin gradual të rreth 1,500 banorëve të evakuuar. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez pritet të vizitojë zonën e prekur të hënën. Fatkeqësia ndodhi gjatë valës së tretë të të nxehtit në Evropën Perëndimore brenda gjashtë javësh. /Klankosova.tv