Atletico Madrid shpreh interesim për Ferran Torres? NULL NULL 12.07.2026 22:44 12.07.2026 22:44 Atletico Madridi është klubi më i fundit që ka shfaqur interes për transferimin e Ferran Torresit, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit në garën për sulmuesin e Barcelonës. Sipas Marca, që citojnë gazetarin e njohur të merkatos Matteo Moretto, e ardhmja e reprezentuesit spanjoll mbetet e hapur, ndërsa javët në vijim pritet të jenë vendimtare, transmeton Klankosova.tv. Moretto bën të ditur se drejtori sportiv i Atletico Madridit, Mateu Alemany, është një admirues i madh i Torresit dhe e vlerëson atë si një futbollist me cilësi të larta. Në të njëjtën kohë, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, gjë që mund të çojë në bisedime mes dy klubeve edhe për të ardhmen e Ferran Torresit. Megjithatë, sipas raportit, largimi i 25-vjeçarit nuk është i sigurt. Barcelona nuk e ka nxjerrë në shitje sulmuesin dhe mbetet mundësia që ai të vazhdojë në “Camp Nou”, pavarësisht interesimit nga klubet e tjera. Ferran Torres iu bashkua Barcelonës nga Manchester City në janar të vitit 2022 dhe ka kontratë me klubin katalanas deri në verën e vitit 2027.