ZPS me 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK, por sa kishte kërkuar për Shalën dhe Mustafën? (VIDEO) NULL NULL 09.02.2026 23:03 09.02.2026 23:03 Kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar dënimin me 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë fjalës së saj përmbyllëse në gjyqin më të madh që po zhvillohet në Hagë. Por, për krahasim, në raste të mëparshme të Dhomave të Specializuara, Prokuroria, konkretisht Jack Smith kishte kërkuar 33 vjet për Salih Mustafën dhe 28 vite për Pjetër Shalën, pasi këta të fundit nuk ngarkohen edhe me veprën penale ‘krime kundër njerëzimit’. Siç informon edhe gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, Salih Mustafa ishte dënuar fillimisht me 26 vjet, pastaj Apeli ia uli dënimin në 22 vjet, e në fund në 15 vjet, tashmë një vendim i formës së prerë. Në anën tjetër, Pjetër Shala ishte dënuar me 18 vjet në gjykimin fillestar dhe Apeli ia uli në 13 vite, ku rasti i tij aktualisht është në Supreme. /Klankosova.tv Ndiqni raportimin e plotë të Mujkut: Gazetarja Mujku nga Haga: Kryeprokurorja tha se krerët e UÇK-së s’kishin qëllim çlirimin, por pushtetin (VIDEO)