Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e 13-vjeçarit gjatë luftës në Vushtrri NULL NULL 10.06.2025 13:32 10.06.2025 13:32 I akuzuari për krime lufte, Zoran Vukotiq, është shpallur fajtor sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Klankosova.tv Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka përcjellë nga afër shpalljen e aktgjykimit, ka njoftuar se Vukotiq u dënua me 15 vjet burgim. Vukotiq u dënua për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri, ndërsa për pikat e tjera, është liruar nga akuzat./Klankosova.tv