KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve NULL NULL 27.06.2026 11:13 27.06.2026 11:13 FOTO NGA ARKIVI Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme 7 qershorit. “Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit. “Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”. “Para se me e përmbyll, dua publikisht ta falënderoj stafin e Sekretariatit për punën e shkëlqyer dhe të palodhshme që kanë punu gjatë gjithë këtij procesi, dhe siç e shihni, brenda një afati edhe një muaj nuk ka kaluar nga dita e zgjedhjeve, ne veç e kemi rezultatin”, përfundoi Radoniqi. Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%, shkruan Klankosova.tv.