Zogaj i reagon ashpër Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme NULL NULL 07.04.2026 16:13 07.04.2026 16:13 Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri. Sipas Zogajt kjo është shpifje, dezinformim dhe manipulim. Me këto deklarata, ai thotë se po tentohet të mashtrohen qytetarët, raporton Klankosova.tv “Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim. Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme.” Megjithatë, Zogaj e ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, se emri për të parin e shtetit duhet të dalë nga një marrëveshje politike. “LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende! #LDK”. /Klankosova.tv