Muçiqi: Përmes ekspozitës po informojmë qytetarët për vuajtjet e shqiptarëve të Çamërisë NULL NULL 24.06.2026 12:20 24.06.2026 12:20 Shoqata “Çamëria” në Kosovë ka hapur një ekspozitë në Prishtinë. Kryetari i kësaj shoqate, Nexhmi Muçiqi, ka treguar për Klan Kosovën qëllimin e këtij aktiviteti. “Sot e kemi organizuar një ekspozitë që qytetarët t’i informojmë sado pak për vuajtjet, terrorin, vrasjet, për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë të asaj kohe”, u shpreh Muçiqi. Ai tha se po punohet fuqishëm që të rinjtë të mësojnë për historinë e popullit shqiptar.