Koncerti “Kanga Jonë” vjen në Kryeqytet – kush pritet të performojë? (VIDEO) NULL NULL 24.06.2026 12:27 24.06.2026 12:27 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të mërkurën organizatorët dhe artistët pjesëmarrës në gala koncertin “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”. Rama me këtë rast ka ndarë mirënjohje për disa prej artistëve të mëdhenj që do të marrin pjesë në këtë koncert, si Alma Bektashi, Vesa Luma, Jehona Sopi e Aurela Gaçe. Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, dha detaje nga konferenca që u mbajt nga kreu i Kryeqytetit. “Ky organizim është mjaft i veçantë sepse po organizohet për të shënuar edhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës, e cila u shënua pak ditë më parë. Të gjithë këngëtarët që do të performojnë në Sheshin Skënderbeu thanë se këtu kanë ardhur me dëshirën më të madhe edhe për të parë publikun kosovar. Jehona Sopi, që është edhe organizatore e këtij eventi, tha se e kanë një problem pasi interesimi është shumë i madh”, u shpreh gazetari Tahiri. Koncerti do të mbahet sonte nga ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ndiqeni prononcimin e tij: