Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali NULL NULL 22.03.2026 13:16 22.03.2026 13:16 Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve për intervenim, përcjell Klankosova.tv Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi,i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për banesat afër burgut.