Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të u sfiduan më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së fundit (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2026 17:42

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë.

Meliza Haradinaj, ish ministrja e Jashtme e Kosovës e ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se marrëdhëniet e Kosovës më SHBA-të janë më shumë se bilaterale, transmeton klankosova.tv

“Marrëdhëniet tona nuk janë vetëm marrëdhënie si i kanë shtetet fqinje, janë aleancë, janë shumë më shumë se sa marrëdhënie bilaterale”, tha fillimisht ajo.

Tutje, Haradinaj tha se Kosova në vitet e fundit ka sfiduar marrëdhëniet e saj me SHBA-të.

“E kam thënë disa herë, po e përsëris edhe sot, asnjëherë më shumë se këto vitet e fundit specifikisht në këtë qeverisje të fundit nuk e kemi sfiduar këtë transformim të kësaj marrëdhënie jetike ekzistenciale që kemi me SHBA-të. Kam shërbyer me qeveri të tjera ku kemi pasë mospajtime me SHBA-të, ju kujtohet në kohën e taksës 100% ku na kërkonte me ngulm asokohe administrata Trump që të heqim atë taksë dhe të fillon rrjedhja e një dialogu më të intensifikuar me Serbinë, në asokohe ishte edhe rreziku edhe nga Kosova, rajoni edhe nga agjenda të tjera i shkëmbimit të territoreve. Prandaj edhe pse nuk e hoqëm taksën 100%, SHBA-ja asokohe mbaj mend gjenerali Matis i tha ish-kryeministrit Haradinaj po, për transformimin e FSK-së”, tha ajo.

lajme të ngjashme