JD Vance: Sot festojmë 250 vjet të Amerikës që e sheh të ardhmen pa frikë NULL NULL 04.07.2026 18:15 04.07.2026 18:15 Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance e ka falënderuar Presidentin Donald Trump, ndërsa ai mban një fjalim në USS Kearsarge në New York City. Ai thotë se SHBA-të festojnë 250 vjet “guxim amerikan dhe përsosmëri detare amerikane”, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv. “Sot festojmë 250 vjet Amerikë, duke u përballur me të ardhmen pa frikë. Festojmë 250 vjet të vërtetimit se çfarë mund të arrijë një popull i lirë”, thotë ai. Vance kujtoi marinarët, oficerët e policisë, punonjësit të emergjencës të SHBA-së, si dhe dhjetëra shefave të Marinës që po vizitojnë vendin nga e gjithë bota.