Zjarri në Valencia: Vdesin katër persona NULL NULL 23.02.2024 07:18 23.02.2024 07:18 Foto nga vendi i ngjarjes Një zjarr masiv ka vrarë të paktën katër persona në një bllok banimi në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës. Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. 19 persona besohet se janë ende të zhdukur ndërsa të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë lënduar.