Liverpooli gjen zëvendësuesin e ‘Mbretit Egjiptian’, vjen nga Premier League NULL NULL 28.07.2026 13:46 28.07.2026 13:46 Foto: BBC Liverpooli po monitoron mundësinë e transferimit të anësorit të Evertonit, Iliman Ndiaye, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Manchester Unitedi dhe Al Hilal. Sipas TeamTalk, Evertoni synon ta mbajë reprezentuesin e Senegalit dhe është gati t’i ofrojë kontratë të re, pasi trajneri David Moyes e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës, transmeton Klankosova.tv. Nëse transferimi realizohet, Ndiaye do të bëhej lojtari i parë që kalon drejtpërdrejt nga Evertoni te Liverpooli që nga Abel Xavier në vitin 2002. Ndërkohë, gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Al Hilal pritet të zhvillojë bisedime direkte me lojtarin gjatë kësaj jave.