Zjarri në spitalin e fëmijëve në Indi vret gjashtë të porsalindur NULL NULL 26.05.2024 08:03 26.05.2024 08:03 Foto nga CNN Të paktën gjashtë foshnje të porsalindura vdiqën në një zjarr në një spital fëmijësh në kryeqytetin indian të Nju Delhi të shtunën, thanë zyrtarët lokalë. Dymbëdhjetë të porsalindur u shpëtuan nga spitali, tha për CNN, Atul Garg, shefi i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi, transmeton Klankosova.tv. Një nga foshnjat e shpëtuara është në gjendje të rëndë dhe pesë të tjerët po marrin kujdes mjekësor, tha Garg.