Zjarri në diskotekën në Maqedoni të Veriut dyshohet se ndodhi nga mjetet piroteknike NULL NULL 16.03.2025 09:44 16.03.2025 09:44 Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Panqe Toshkovski, ka deklaruar se dyshohet që zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike. Nga ky incident kanë mbetur të vdekur 51 njerëz dhe mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur. “Sipas informacioneve fillestare të cilat i posedojmë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shkëndisë nga mjete piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçues në koncert. Në momentin e aktivizimit, me shumë gjasa shkënditë e kanë kapur pjesën e tavanit, që ka qenë pjesë e materies që digjet lehtë”. “Pas çka për kohë të shkurtër zjarri është shpërndarë në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur”, tha mes tjerash Toshkovski, sipas tv21maqedoni.