Zjarrfikësit shpëtojnë qenin e ngecur prapa tualetit të pronarit NULL NULL 22.06.2023 10:00 22.06.2023 10:00 Zjarrfikësit u thirrën në një shtëpi në Teksas të ShBA-së, ku një qen kureshtar që eksploronte banjën e pronarit të tij, përfundoi i ngujuar prapa guacës së tualetit. Qeni i quajtur Tippy, ishte “mirë dhe goxha i mbërthyer”. “Ata provuan disa metoda dhe iu desh të hiqnin dhe një shtresë të murit, duke e liruar përfundimisht qenin”, thuhej në postimin e departamentit të zjarrfikësve. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.