Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet pjesa e parë, Holanda në epërsi ndaj Suedisë

NULL NULL
20.06.2026 20:09
Holanda - Suedia

Holanda ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Suedisë në kuadër të gurpeve në Kupën e Botës.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-të, kur Brian Brobbey shënoi nga afërsia pas asistimit të Gakpo, duke i dhënë avantazhin Holandës për 1-0, transmeton Klankosova.tv.

Pas golit, Suedia tentoi të rikthehet në lojë me Alexander Isak dhe Benjamin Nygren, por pa sukses në finalizim.

Në minutën e 17-të, Holanda dyfishoi epërsinë, kur Denzel Dumfries asistoi për Brobbeyn, i cili shënoi golin e dytë të tij duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në fund të pjesës së parë, Suedia pati një tjetër rast të artë me Gyokeres, por Verbruggen reagoi sërish me një pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur.

lajme të ngjashme