Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarret në Turqi u marrin jetën pesë personave

NULL NULL
21.06.2024 10:16
Zjarret në Turqi
Zjarret në Turqi

Zjarret në Turqinë juglindore kanë marrë jetën e pesë personave dhe kanë lënduar mbi 40 të tjerë, sipas ministrit të Shëndetësisë së vendit.

“Pesë persona vdiqën dhe 44 u plagosën, 10 rëndë, kur zjarri përfshiu dy zona midis qyteteve Dijarbakir dhe Mardin”, postoi në X ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përcjell Klankosova.tv.Klankosova.tv.

Koca shprehu ngushëllimet e tij për viktimat nga zjarret.

“Fatkeqësisht tre qytetarë të zonës së Dijarbakirit dhe dy në zonën e Mardinit humbën jetën”, tha ai, duke shtuar se ekipet e urgjencës së bashku me 35 ambulanca janë dërguar për t’u marrë me situatën.

lajme të ngjashme