Sindikatat në Kryeministri: Paraqesin kërkesa, s`duan veç premtime (VIDEO) NULL NULL 24.07.2026 20:43 24.07.2026 20:43 Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, paraditen e së premtes, u prit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Pas takimit, që zgjati gati 1 orë, Hykolli dha disa detaje se për çka folën, raporton Klan Kosova. Megjithëse kreu i BSPK-së, që ditë më parë mori mandatin e dytë 5-vjeçar në krye të kësaj organizate, nuk do premtime qeveritare në këtë kohë. Vitet e fundit, dialogu social i Sindikatave më ekzekutivin, nuk pati funksionuar ndaj më këtë bisedë, sipas Hykollit, mund të konsiderohet si rinisje e tij.