Bisedimet e Brukselit: Ujditë që serbët i ‘integruan’ në drejtësi (VIDEO) NULL NULL 24.07.2026 20:31 24.07.2026 20:31 Gjyqtarët serbë nga veriu i vendit, që kishin dhënë njëkohësisht dorëheqje rreth katër vjet më parë, kanë kërkuar rikthimin në sistemin e drejtësisë. Më 24 tetor 2017, gjyqtarë dhe prokurorë serbë u paraqiten pranë presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, për të dhënë betimin. Ceremonia ishte kulmi i një procesi të gjatë për integrimin e pakicës serbe në sistemin e drejtësisë kosovare, që ishte një nga pikat kyçe të ujdisë së parë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, proces ky i lehtësuar e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përfundimisht me betimin e para gati nëntë viteve, 40 gjyqtarë, 13 prokurorë e 149 staf administrativ nisën punën në institucionet e sistemit gjyqësor të Kosovës. Se çka ndodhi tutje, mësojeni në kronikën më poshtë: