Zjarret në jug të Shqipërisë, evakuohen banorët NULL NULL 28.07.2025 07:56 28.07.2025 07:56 Foto nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Shqipëri Në 24 orët e fundit në Shqipëri, raportohet se 24 vatra zjarri janë ende aktive. Kështu tha për “Ora Shtatë”, gazetari Martin Marku, transmeton Klankosova.tv. “Vazhdojnë të jenë problematike, të paktën në zonat e banuara të Shqipërisë. Ka territore të cilat banorët janë evakuuar për shkak të prezencës së madhe të tymit, kryesisht në zonën e jugut, më konkretisht në qarkun e Vlorës”, u shpreh Marku. Tutje, Marku thotë se rreziku nga zjarret ende nuk ka kaluar, për shkak se temperaturat e larta po vazhdojnë ende, derisa në ndihmë sipas tij, po iu dalin edhe erërat e forta.