Zjarr në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë – zjarrfikësit ndërhyjnë dy herë brenda natës NULL NULL 26.07.2025 00:06 26.07.2025 00:06 Një zjarr ka shpërthyer sonte rreth orës 22:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Zjarrfikësit e kryeqytetit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se kanë intervenuar në një fushë të hapur ku ishte përhapur zjarri. Sipas tyre, flakët fillimisht janë lokalizuar me sukses, por rreth orës 23:30 janë detyruar të dërgojnë përsëri një ekip në terren, pasi zjarri ishte riaktivizuar. /Klankosova.tv