Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave, 4 punonjëse përfundojnë në Toksikologji

NULL NULL
22.05.2024 14:50

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut.

“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, thonë nga MPB, raporton Alsat.mk, transmeton Klan Kosova.

Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht thuhet se zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

lajme të ngjashme